Al Madinah Quran
Language
Those who drag forth Page 584
Home
Juz 30 Page 584 / 604 Hizb 59
Surah عبس

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 17

    “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar,

  2. 18

    dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat),

  3. 19

    dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)?

  4. 20

    Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe,

  5. 21

    por ai e mohoi dhe e kundërshtoi,

  6. 22

    pastaj u kthye,

  7. 23

    u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri:

  8. 24

    “Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)!

  9. 25

    dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.

  10. 26

    Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.

  11. 27

    E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin),

  12. 28

    lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur,

  13. 29

    dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme,

  14. 30

    e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën,

  15. 31

    dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat,

  16. 32

    dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi)

  17. 33

    për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.

  18. 34

    E, kur të arrijë vështirësia më e madhe,

  19. 35

    Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar,

  20. 36

    dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh,

  21. 37

    atëherë, ai që ka qenë kërcënues,

  22. 38

    dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote,

  23. 39

    pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra.

  24. 40

    Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet,

  25. 41

    me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti.

  26. 42

    Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?”

  27. 43

    Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?!

  28. 44

    Vetëm Zoti yt di për te.

  29. 45

    Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit);

  30. 46

    kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje).

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00