Al Madinah Quran
Language
The Overwhelming Page 593
Home
Juz 30 Page 593 / 604 Hizb 60
Surah الفجر
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 23

    E, përveç atyre që shmangën dhe nuk besojnë, -

  2. 24

    ata, Perëndia do t’i dënojë me mundimet më të mëdha.

  3. 25

    Ata, me të vërtetë, do të kthehen te Ne,

  4. 26

    dhe, me të vërtetë, do të japin llogari para Nesh!

  5. 1

    Betohem në agimin,

  6. 2

    dhe dhjetë netët,

  7. 3

    dhe në të gjitha që janë çift e tek,

  8. 4

    dhe natën që shkon, -

  9. 5

    vallë, a nuk është ky betim për të mençurin?

  10. 6

    Vallë, a nuk di ti se çka ka bërë Zoti yt me Adin,

  11. 7

    e me banorët e qytetit Iremes, pronarë të pallatee madhështore,

  12. 8

    çfarë nuk ka pasur askund tjetër;

  13. 9

    dhe si i dënoi themudasit, të cilët kanë gëdhendur shkëmbinj në luginë,

  14. 10

    dhe Faraonin – pronarin e shtyllave,

  15. 11

    që kanë bërë zullum pa të drejtë në tokë

  16. 12

    dhe shtonin ngatërresat,

  17. 13

    andaj Zoti yt, e lëshoi mbi ta kamxhikun e dënimit (lloj-lloj dënimesh),

  18. 14

    sepse, me të vërtetë, Zoti yt i pret ata në pusi (i përcjellë punët e tyre).

  19. 15

    Por, Perëndia kur ta provojë njeriun e ta dhurojë me begati, (ai) thotë: “Zoti im është sjellë në mënyrë bujar endaj meje!”

  20. 16

    E, kur ta provojë atë, duke ia munguar furnizimin, atëherë ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.

  21. 17

    Jo, jo! Por ju nuk po i respektoni bonjakët,

  22. 18

    dhe nuk po e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfërit,

  23. 19

    kurse trashëgiminë, e hani me lakmi të pangopur,

  24. 20

    dhe dëshironi pasuri të pakufishme.

  25. 21

    Por kjo nuk është mirë! Atëherë, kur Toka do të copëtohet në thërmia,

  26. 22

    dhe kur do të arrijë urdhëri i Zotit tënd, e engjëjt të rreshtohen radhë pas radhe,

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00