Ayah commentary
Tafsir
Loading tafsir…
Unified search
Search works with or without diacritics while preserving displayed Quran text.
Ayah actions
الفجر · Ayah 23وَجِا۟ىٓءَ يَوْمَئِذٍۭ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ ٱلْإِنسَـٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكْرَىٰ
Reciter
Ayah actions
البلد · Ayah 17ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْمَرْحَمَةِ
Reciter
Ayah commentary
Loading tafsir…
Ayah meanings
Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21
dhe atë Ditë kur afrohet (prezentohet) skëterra; atëherë njeriu do të kujtohet – por ç’dobi?!
dhe thotë: “Ah! Sikur të kisha punuar gjëra të mira në jetën time!”
Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë, si Ai (dënimi i Tij),
dhe, atë ditë, askush nuk lidhë në pranga si Ai!
E ti, o shpirt i besuar (këmbëngulës në besim)
kthehu te Zoti yt i kënaqur, sepse, edhe Ai është i kënaqur me ty,
prandaj, hynnë mes të dashurve të Mi,
dhe hyn në xhennetin Tim!
Betohem në këtë qytet,
pasi në të, ti je i lirë (o Muhammed), -
dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën,
Na, e krijuam njeriun që të luftojë në vështirësi (për të dy jetërat).
A mendon ai se askush nuk mund t’i bëjë gjë?
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
Vallë, a mendon ai, se, nuk e ka parë askush?
A nuk ia kemi dhënë dy sytë,
edhe gjuhën edhe dy buzët,
dhe të mirën e të keqen ia kemi shpjeguar?
E, përse nuk është përpjekur të kapërcejë vështirësitë?
E kush mund të shpjegojë ç’është vështirësia (për të punuar vepra të mira)?
me liruar skllavin (nga skllavëria),
ose me ushqyer, kur bredh uria (të urët)
bonjakun e afërm
ose të varfërin e mjerë,
e pos këtyre, të jetë nga ata që besojnë, të cilët njëri-tjetri i japin kurajo për durim dhe kurajo për mëshirë;
ët gjithë këta, do të jenë të lumtur!
Reading