Al Madinah Quran
Language
The Clot Page 598
Home
Juz 30 Page 598 / 604 Hizb 60
Surah القدر
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Surah البينة
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 13

    e, çka mendon ti nëse ai i përgënjeshtron (argumentet Tona) dhe kthehet?

  2. 14

    A nuk e di ai – se Zoti i sheh të gjitha (e dhuron të mirin, ndërsa e dënon të keqin)?

  3. 15

    Jo, jo! Me të vërtetë, nëse nuk tërhiqet nga kjo, do ta kapim për flokësh (gërshetën),

  4. 16

    për flokët (gërshetin) e gënjeshtarit dhe fajtorit,

  5. 17

    e, ai le ta thërras shoqërinë e vet (në ndihmë).

  6. 18

    Na do t’i thërrasim Zebanijt (rojet e Skëterrës).

  7. 19

    Jo, jo! Mos iu përul ti atij; por bënë ti sexhde dhe afroju (Zotit tënd)!

  8. 1

    Na kemi fillur ta shpallim (Kur’anin) në natën e Kadrit –

  9. 2

    e kush të tregon ty se ç’është nata e Kadrit?

  10. 3

    Nata e kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj –

  11. 4

    engjëjt dhe Xhebraili, me lejen e Zotit të tyre, zbresin në të, për të zbatuar (të gjitha) urdhërat e Zotit,

  12. 5

    përshëndetjet e kësaj nate zgjasin deri në agim.

  13. 1

    Nuk u larguan nga feja e tyre – mohuesit, që ishin nga idhtarët e Librit, si dhe paganët, deri sa ju erdhi argumenti i qartë:

  14. 2

    Pejgamberi nga Perëndia, i cili lexon broshurat e pastra (nga gabimet),

  15. 3

    në të cilat ka kapituj me dispozita të çmueshme.

  16. 4

    E u ndanë (nuk u pajtuan) ata që patën Librin, vetëm atëherë kur u erdhi argumenti i qartë,

  17. 5

    e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Perëndisë, që sinqerisht, si besimtarë të vërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën (zeqatin); e kjo është feja e drejtë.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00