Al Madinah Quran
Language
The Evidence Page 599
Home
Juz 30 Page 599 / 604 Hizb 60
Surah الزلزلة
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Surah العاديات
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 6

    Ata që nuk besojnë, si ata që patën Libër ashtu edhe paganët, ata, me siguri do të gjenden në zjarrin e skëterrës, në te do të mbeten përherë, ata janë krijesat më të këqia.

  2. 7

    E, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – ata janë krijesat më të mira,

  3. 8

    shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.

  4. 1

    Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,

  5. 2

    dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,

  6. 3

    dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”

  7. 4

    atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,

  8. 5

    sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.

  9. 6

    Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:

  10. 7

    ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,

  11. 8

    kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.

  12. 1

    Betohem në atë (kuajt) që vrapojnë duke dihatur,

  13. 2

    e që qesin xixa nga thundrat e tyre,

  14. 3

    dhe sulmojnë (armikun) në mëngjes,

  15. 4

    dhe n’atë rast çojn pluhur,

  16. 5

    të cilët futen në radhët e armikut, -

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00