Ayah commentary
Tafsir
Loading tafsir…
Unified search
Search works with or without diacritics while preserving displayed Quran text.
Ayah actions
العصر · Ayah 3إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْحَقِّ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ
Reciter
Ayah commentary
Loading tafsir…
Ayah meanings
Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21
Betohem në kohë, -
me të vërtetë, njeriu është në humbje,
përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, dhe të cilët rekomandojnë njëri-tjetrit të vërtetën (fenë Islame), dhe të cilët i rekomandojnë njëri-tjetrit durimin, (në zbatimin e urdhërave të Perëndisë).
Mjer për çdo përqeshës – shpifës,
që grumbullon pasuri dhe e ruan, (për ardhmërinë e ëndërruar)
dhe mendon që ajo pasuri e tij, do ta bëjë të pavdekshëm!
Jo, jo! Mashtrohet! Ai, me të vërtetë, do të hidhet (në) Hutameh (Skëterrë), i habitur;
E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh?
Ai është zjarri i ndezur i Zotit,
i cili do të depërtojë deri në zemër.
Ai (zjarri) do të jetë i mbyllur mbi ta (si saç),
në shtylla të gjata flakëruese.
Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si ka vepruar Zoti yt me ushtrinë (pronarët) e elefantëve?!
A nuk ju shkuankot dinakëritë e tyre,
e dërgoi kundër tyre tufa zogjësh – (Ebabilash),
të cilët hedhnin mbi ta copa dheu (të forcuara si gurë),
e i bëri ata si ndonjë gjeth që është hëngër (prej krimit – tëjes)?
Reading