Al Madinah Quran
Language
The Disbelievers Page 603
Home
Juz 30 Page 603 / 604 Hizb 60
Surah الكافرون
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Surah النصر
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
Surah المسد
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 1

    Thuaj: “O ju mohues!

  2. 2

    Unë nuk do ta adhurojë atë, që po e adhuroni ju,

  3. 3

    e as ju nuk do ta adhuroni Atë që po e adhuroj unë;

  4. 4

    Unë nuk kam adhuruar atë që e keni adhuruar ju,

  5. 5

    por, edhe ju nuk e keni adhuruar Atë, që po e adhuroj unë.

  6. 6

    Ju keni besimin tuaj, e unë kam besimin tim!”

  7. 1

    Kur të arrijë ndihma e Zotit dhe fitorja,

  8. 2

    dhe i sheh njerëzit grupe-grupe duke hyrë në fenë e Perëndisë (në Islamizëm)

  9. 3

    atëherë lavdëroje Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai, me të vërtetë, është pranues i madh i pendimeve.

  10. 1

    Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe iu thánë!

  11. 2

    Nuk i ka ndihmuar atij as pasuria, e as fitimet tjera.

  12. 3

    Ai, me siguri, do të hudhet në zjarrin flakërues,

  13. 4

    ashtu dhe gruaja e tij – dru-bartëse;

  14. 5

    në qafën e saj ka një litar të bërë prej fijeve (të palmës).

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00