Al Madinah Quran
Language
The Women Page 83
Home
Juz 5 Page 83 / 604 Hizb 9

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 27

    Perëndia don që t’ju pranojë pendimet tuaja, por ata që ipen pas punëve të këqija (epsheve), dëshirojnë që ju të largoheni krejtësisht nga udha e drejtë.

  2. 28

    Perëndia don që t’ju lehtësojë (barrët), e njeriu është krijuar si qenie e pafuqishme.

  3. 29

    O besimtarë, mos e hani ju pasurinë e shoqi-shoqit në mënyrë të palejueshme, përpos nëse ajo është tregti me kënaqësi reciproke tuajen, dhe mos vritni vetveten (dhe njëri-tjetrin)! Perëndia, me të vërtetë, është mëshirues për ju.

  4. 30

    E, kushdo prej jush që e bën këtë nga armiqësia dhe dhuna, ndaj tjetrit, Na padyshim do ta hedhin në zjarr. Kjo, për Perëndinë është shumë lehtë.

  5. 31

    Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet).

  6. 32

    Mos lakmoni në ato gjëra, që Perëndia i ka shpërblyer disa nga ju mbi të tjerët; për mashkujt është shpërblimi i punës që bëjnë, e po ashtu edhe për femrat ka shpërblim për punën që bëjnë. Kërkoni prej Perëndisë nga mirësitë e Tij. Se, Perëndia, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.

  7. 33

    Na kemi caktuar trashëgimtarët për çdo gjë (pasuri) që lënë prindërit ose të afërmit, e për ata që jeni obliguar epjuni pjesën e tyre. Se, Perëndia, me të vërtetë, është dëshmitar për çdo gjë.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00