Al Madinah Quran
Language
The Women Page 86
Home
Juz 5 Page 86 / 604 Hizb 9

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 45

    Perëndia i di më së miri armiqët tuaj. Mjafton Perëndia mbrojtës për ju. Dhe mjafton Perëndia ndihmës për ju.

  2. 46

    Në mesin e Hebrenjve ka asish që i ngatërrojnë fjalët prej vendesh të tyre dhe thonë: “Dëgjuam, por kundërshtuam!” dhe “Dëgjo, mos dëgjofsh!” dhe “Rá’iná!” duke prishur kuptimin me gjuhën e tyre dhe duke sulmuar në fenë. Po sikur ata të thonin: “Dëgjuam dhe u bindëm!” dhe “Dëgjo!” e “Shikona neve!” – kjo do të ishte më e mirë dhe më e drejtë për ata; por Perëndia i mallkoi ata për shkak të mohimit të tyre; ata nuk besojnë, përpos një numri të vogël.

  3. 47

    O ju që u është dhënë Libri! – besoni në atë që kemi zbritur Na (Kur’anin), e i cili vërteton atë që keni ju para se t’ju fshijmë fytyrat e t’ju kthejmë prapa, ose (para se) t’i mallkommë ata (t’i dënojmë) ashtu siç i mallkuam ithtarët e së shtunës. Urdhëri i Perëndisë është i zbatushëm.

  4. 48

    Perëndia, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij. Kushdo që i bën shok Perëndisë, ai ka bërë mëkat të madh.

  5. 49

    A nuk i ke parë ata, të cilët e konsiderojnë veten të pastër? Jo, Perëndia pastron kënd të dojë, e atyre nuk u bëhet dëm asnjë fije.

  6. 50

    Shiko si shpifin ata gënjeshtra kundër Perëndisë; mjafton që kjo shpifje të jetë sheshazi mëkat.

  7. 51

    A nuk i ke parë ata, të cilëve u është dhënë një pjesë e Librit? Besojnë në statuja dhe në të këqija dhe ju thanë mohuesve: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë (muslimanët)”.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00