Al Madinah Quran
Language
The Cow Page 9
Home
Juz 1 Page 9 / 604 Hizb 1

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 58

    (Kujtonie) kur ju kemi thënë: “Ejani në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet përuluni dhe thoni: “Falna!” – Na ua falim gabimet tuaja, e atyre që bëjnë vepra të mira, ua shtojmë shpërblimin!

  2. 59

    Dhe, ata që dëmtuan veten, duke ndryshuar fjalën me një fjalë tjetër (në tallje), Ne, u sollëm atyre – mëkatarëve një dënim nga qielli, meqë bënin ngatërresa;

  3. 60

    dhe kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Na i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!” – (Ai i ra) dhe nga ai rrodhën dymbëdhjetë burime, dhe çdo fis e dinte burimin e vet. (U tham): “Hani e pini prej dhuratës së Perëndisë, dhe mos bëni çrregullime në faqe të Dheut!”

  4. 61

    Kur ju thatë: “O Musa! – ne nuk mundemi të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, pra lutju për ne Zotit tënd që të na dhurojë nga ato që jep toka: perime – tranguj, bizele, qepë dhe hudhra!” Ai (Musai) ju tha: “Vallë a dëshironi të ndërroni atë që është më e mirë me atë që është më e dobët? Shkoni në qytet, atje do të gjeni atë që kërkoni!” Por, ata i kaploi poshtërimi dhe përulja (kokëulur për toke) merituan pezmin e Perëndisë; sepse ata i mohonin argumentet e Zotit dhe i mbytnin pejgamberët pa farë të drejte. Ky ndëshkim ishte pasojë e kundërshtimit të tyre dhe e tejkalimit të kufirit të kërkesave.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00