Al Madinah Quran
Language
The Women Page 95
Home
Juz 5 Page 95 / 604 Hizb 10

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 102

    Kur të gjendesh ti (o Muhammed!) në mesin e besimtarëve dhe t’u bëhesh imam për faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty, e le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Pasi që këta të bëjnë sexhde, le të rrinë pas jush, e le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falë dhe, le të falet me ty. Le të jenë syçelë dhe t’i marrin armët e veta. Mohuesit dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve tuaja dhe pajisjes, që të sulmojnë në ju me tërë fuqinë. Nuk ka mëkat për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim, prej shiut ose sëmundjes e i lëni armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Se, Perëndia, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për mohuesit.

  2. 103

    Pasi që ta kryeni namazin, përmendni Perëndinë duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni të qetësuar (prej rrezikut), atëherë falni namazin e plotë. Se, namazi, është detyrë e obligueshme për besimtarë në kohë të caktuar.

  3. 104

    Mos tregohi të dobët në ndjekjen e armiqve (për të luftuar kundër tyre). E, nëse ju ndjeni dhëmbje prej luftës, edhe ata ndjejnë dhëmbje ashtu si ndjeni edhe ju. Mirëpo, ju shpresoni prej Perëndisë atë që nuk e shpresojnë ata. Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

  4. 105

    Na ty (o Muhammed!) ta kemi zbritur Kur’anin me të drejtën, për të gjykuar në mes njerëzve ashtu si ta ka shpallur ty Perëndia. Dhe mos u bën mbrojtës i tradhëtarëve!

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00