Al Madinah Quran
Language
The Women Page 96
Home
Juz 5 Page 96 / 604 Hizb 10

Ayah meanings

Hasan Efendi Nahi

Shqip

Hasan Efendi Nahi · Tanzil Project · Version tanzil-2026-09-21

  1. 106

    Kërko ndjesë prej Perëndisë! Se, Perëndia, është falës e mëshirues.

  2. 107

    Dhe mos i mbroj ata që e tradhëtojnë vetveten (me mëkate)! Se, Perëndia, nuk i don tradhëtarët – mëkatarët.

  3. 108

    Ata fshihen (duke u turpëruar) nga njerëzit, e nuk fshihen nga Perëndia. E, Ai është me ta, (i di dhe i sheh) kur natën flasin gjëra me të cilat (Ai) nuk është i kënaqur. Perëndia i di të gjitha ato që punojnë.

  4. 109

    Ja pra, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë ata te Perëndia në Ditën e Kijametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?

  5. 110

    Kush punon vepër të keqe ose i bën zullum vetes, pastaj kërkon falje prej Perëndisë, do të gjejë se Perëndia është falës e mëshirues.

  6. 111

    Kush bën mëkat, ai i ka bërë vetit, e Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm.

  7. 112

    Kush bën ndonjë mëkat me hapir (pa qëllim) ose me qëllim, pastaj ia mvesh të pafajshmit, atëherë ai ka ngarkuar në vete një shpiftje dhe sheshazi ka bërë mëkat.

  8. 113

    Sikur mos ta kishe mirësinë e Perëndisë dhe mëshirën e Tij, gjithsesi, do të përpiqej një grup i tyre (mohuesve) që të të nxjerrin ty nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, e ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Perëndia, ty ta ka shpallur Librin (Kur’anin) dhe dijeninë e plotë, dhe të mësoi ty atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Perëndisë në ty është shumë e madhe.

Reading

Display settings

Quran text size
Appearance
0:00/0:00